Paulo Dybala dhe Daniele Rugani janë shumë pranë shërimit të plotë nga Covid-19. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, testet që i janë nënshtruar dy lojtarët kanë dalë negativ. Nuk është mjaftueshëm për të thënë se janë shëruar plotësisht por sigurisht është një e dhënë shumë e rëndësishme. Dy futbollistët do ti nënshtrohet një tjetër testi pak ditë më pas për të marrë një përgjigje përfundimtare.
Juventus shpreson shumë që edhe lojtari tjetër i cili rezultoi pozitiv me coronavirus, Blaise Matuidi, të rezultoi negativ. Pavarësisht situatës shumë të vështirë, “Zonja e Vjetër” po mendon për të ardhmen dhe me sa duket e ardhmja i përket Paulo Dybala. Sipas “Tuttosport”, Juventus ka gati një kontratë të re për Paulo Dybala, një kontratë që e lidh përjetë në Torino.
Situata ku ndodhet futbolli, si pasoj e krizës nga Covid-19 dhe paqartësisë për të ardhmen ka bërë që termat financiarë të propozuar në kontratën e re të mos jenë shumë të larta. Gjithnjë sipas të përditshmes torineze, gjithçka do të nis mbi bazën e 7 milion euro në sezon, shifër e cila do të rritet me kalimin e kohës.