Gianni de Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë që dërgoi kombëtaren në europian, ka folur për ‘Gazzeta dello Sport’, në lidhje me gjestin e Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë dhe infermier përtej Adriatikut, në ndihmë të Italisë për të luftuar koronavirusin. De Biasi ka folur me superlativa për shqiptarët, ndërsa nuk është kursyer as për kryeministrin Rama.
Sipas De Biasi-t, pas kalimit të koronavirusit, asgjë nuk do të jetë si më parë për shqiptarët në Itali.
I surprizuar?
“Absolutisht jo, por krejt e kundërta. Unë i njoh shumë mirë shqiptarët, mund të them me bindje se ata janë një popull i mrekullueshëm. Jam i nderuar që kam mik kryeministrit Rama, i cili është një person me profil shumë të lartë. Nga ana e tij dhe e gjithë Shqipërisë ka qenë një gjest shumë i madh bujarie për Italinë. Nuk jam i surprizuar sepse kjo është diçka tipike që shqiptarët e kanë në shpirt”.
Mjekët shqiptarë në Itali
“Gjesti i Ramës ka përmbysur të gjitha paragjykimet e padrejta që në italianët kemi ndaj këtij komuniteti (shqiptarëve). Pas koronavirusit, për shqiptarët në Itali nuk do të jetë asgjë si më parë. Shqiptarët nuk janë ashtu siç ne italianët i mendojmë. I kam njohur në qytet dhe zona rurale. Ata janë njerëz të thjeshtë, bujarë, puntorë dhe të zellshëm. Falë këtyre virtyteve në këto 5-6 vitet e fundit kanë bërë një rritje të madhe në të gjithë sektorët. Vetëm përsa i përket futbollit, në Tiranë tashmë ka një stadium të ri të mrekullueshëm”.
Ndërsa për kryeministrin Rama, ai shtoi: “Êshtë dikush me shumë kulturë, ka udhëtuar shumë dhe flet italisht, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht. Ai dashuron Italinë dhe futbollin tonë. Në fakt nuk e ka fshehur kurrë nga askush që është një tifoz i Juventusit”.