Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka dhënë një intervistë për SkySport Italia, ku ka rrëfyer aventurën e tij te kombëtarja jonë kuqezi. Mes të tjerash, strategu italian u shpreh:
“Pas pesë vitesh e gjysmë dhe pasi kishte punuar me të gjithë lojtarët, mbaroi një farë cikli.
Ishim të tretët në renditje, por përpara kishim Spanjën dhe Italinë. Atëherë mendova se do të ishte më mirë që të largohesha dhe pasardhësi im të niste punën, për të pasur më shumë ndeshje në dispozicion për tu përgatitur për Nations League.
Më mungonte motivimi dhe doja ta ndjeja veten të rëndësishëm ose në piedestal. Sigurisht, për punën që bëra mora edhe mirënjohje nga shteti.
E ardhmja? Gabime si Alaves nuk do të bëj më. Ata nuk kuptonin nga futbolli. Ekipe të vogla? Varet çfarë projekti. Isha pranë Iranit, ndërsa me Koronavirusin u mbyllën të gjitha shtigjet”, tha De Biasi.