Zakonisht, njerëzit zgjedhin të përjetësojnë një kujtim në lëkurën e tyre, duke gdhendur një tatuazh që do t’i kujtojë gjithmonë për një moment apo person të caktuar. Kështu ka vepruar edhe këngëtarja Kida, e cila sot ka ndarë një tatuazh tepër të veçantë në dorën e saj. Këngtarja ka fotografuar dorën, duke na treguar një tatuazh të vogël që i dedikohet një personi të shtrenjtë në jetën e saj.
Ajo ka gdhendur shkronjën “F”, inicialin e emrit të gjyshes së saj, siç tregon edhe në foto. Kida ka disa tatuazhe në trupin e saj, mirëpo ky ishte më i veçanti të cilin nuk na e kishte treguar deri tani. Mesa duket, karantina e ka bërë këngëtaren të hapi zemrën me ndjekësit e saj dhe të tregojë më shumë nga jeta personale.