Suedia ka raportuar sot 286 raste të reja të koronavirusit dhe 80 vdekjeve të tjera, teksa po vëzhgohet nëse masat e lehta të koronavirusit provojnë të jenë efektive, apo një katastrofë.

Për dallim nga fqinjët e saj, Suedia ka lejuar shkollat ​​për nxënësit nën 16 vjeç, kafene, bare, restorante dhe biznese të qëndrojnë të hapura, ndërsa u bën thirrje njerëzve dhe bizneseve të respektojnë udhëzimet e distancës sociale.

Në një intervistë për The Guardian, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, tha që është shumë herët për të gjykuar mbi situatën.

”Ka pasur shumë keqkuptime. Ne kemi pothuajse të njëjtat synime si çdo qeveri tjetër … Dhe siç kemi thënë gjithmonë, ne jemi plotësisht të gatshëm të shkojmë me rregulla më të rrepta nëse popullata nuk ndjek masat e derimëtanishm”, tha ajo./bota.al/