Dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali ishte një veprim ekzemplar, deklaroi zëvendëministrja italiane e Shëndetësisë, Emanuela Del Re.
”Pandemia e koronavirusit është një sfidë epokale dhe bashkëpunimi midis kombeve është i nevojshëm më shumë se kurrë për ta mposhtur një virus që nuk ka kufij”, deklaroi më pas Del Re në një intervistë televizive.
Emanuela Del Re falënderoi edhe një herë Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për të mbështetur përpjekjet e vendit apenin në përballjen me pandeminë e koronavirusit.
“Asnjë vend nuk mund të ketë iluzionin se do të dalë i vetëm fitimtar nga kjo histori”, tha Del Re.
”Prandaj diplomacia italiane është në punë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në ato shumëpalëshe për të forcuar në këtë moment dramatik lidhjet e solidaritetit dhe miqësisë që kanë bashkuar gjithmonë Italinë me pjesën tjetër të Europës dhe botës”, shtoi ajo duke theksuar edhe një herë ”mirënjohjen e Italisë ndaj Shqipërisë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve për të ndihmuar në përballjen me këtë emergjencë”.