Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj me anë të një lidhje skype foli në Open në Top Channel ku tregou për masat e qeverisë për të shpëtuar ekonominë shqiptare nga kolapsi. Denaj tha se janë 176 mijë persona që marrin 40 mijë lekë të paketës së dytë.
“Paketa e parë do të vazhdojë në atë formë që është anonçuar nga qeveria. Ndërsa në paketën e dytë ekonomike janë 176 mijë persona përfitues të cilët do të marrin 40 mijë lekë për këtë muaj.
Kategoritë fituese janë biznesi i vogël që edhe pse ka qenë hapur nuk ka pasur klietelë, jaë turzimi, ato që merren me akomodim dhe personat që kanë humbur punën nga kjo situatë”- tha Denaj.