Kujtim Gjuzi, deputeti i dalë nga lista “Basha” në zgjedhjet e vitit 2017, ka sfiduar Policinë e Shtetit.
Ai ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shfaqet duke folur në telefon teksa drejton automjetin e tij.
Teksa komentuesit e paralajmërojnë për gjobë, Gjuzi i siguron se do të fusë në burg kryeministrin e vendit Edi Rama.
Përdorimi i aparateve celularë nga drejtuesit e mjeteve, sipas studimeve është një fenomen që shkakton rreth 60% të aksidenteve në të gjithë botën.
Ndërkohë, sipas Kodit Rrugor, kjo përbën shkelje dhe ndëshkohet minimalisht me masë administrative.
Gjuzi është kryetar i Partisë Konservatore, i cili hyri në parlament përmes listës së Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, ku ai ishte i përzgjedhuri i kryedemokratit Lulzim Basha nën sloganin “Republika e re”. (TemA)
Deputeti i listës "Basha" Kujtim Gjuzi, sfidon Policinë e Shtetit: Publikon videon me celular duke drejtuar automjetin
Gepostet von Gazeta TemA am Mittwoch, 1. April 2020