Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me vargjet e Fan Nolit “Anës Lumenjve”. Referuar situatës ku ndodhet vendi nga koronavirusi, kreu i qeverisë përmes vargjeve thotë se pas dimrit vjen një verë, por rikthimi në jetën normale po kalon përmes sakrificave.

“Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, anës Vjosës, anës Bunës”, thuhet në vargun e Fan Nolit “Anës Lumenjve” të zgjedhur nga Rama për të përçuar mesazhin e tij.