Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se bora është rikthyer në veri të Shqipërisë përkatësisht në rrethet e Dibrës, Kukësit, Shkodrës, Lezhës, Pkës, Peshkopisë dhe Tropojës.

Në Dibër dhe në aksin Bajram Curri- Valbonë trashësia e borës arrin deri në 40 cm por në këtë të fundit nuk rekomandohen zinxhirë.

Akset problematike sipas ARRSH janë Kuben- Vasie te Kalaja e Dodës ku rekomandihen zinxhirë për shkak të ngricës, borës dhe erës.

Po ashtu pjesërisht zinxhirët rekomandihet në akset Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë.