Prej mbrëmjes së djeshme i gjithë territori është përfshirë nga një mot i ftohtë me reshje shiu dhe në zonat malore dëborë.
Dëbora është rikthyer në Dibër dhe Kukës.
Në zonat e thella të qarkut të Dibrës trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 centimetër. Si pasojë e dëborës në zonat e thella ka vështirësi në qarkullim, ndërsa akset kryesore janë të kalueshme.
Reshjet e borës në këtë periudhë të stinës ka sjellë dëme në bujqësi dhe pemëtari. Aktualisht, reshje bore ka dhe në Rrugën e Kombit, ku mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura të dyja korsitë.
Në Kukës trashësia në qytet ka arritur deri në 5 cm, ndërsa në zonat e larta malore mbi 20 cm. Aktualisht, reshje bore ka dhe në Rrugën e Kombit, ku mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura të dyja korsitë.
Dëbora ka rënë edhe në zonat e thella malore.Ndërsa probleme me energjinë elektrike kanë Njesitë Administrative Ujmisht, Bushtrice, Gryke Çaje.