Në një kohë që të gjithë qytetarët e Tiranës janë të mbyllur në banesat e tyre si rezultat I COVID 19, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë tepër të veçantë.

Përmes një transmetimi livestream nga tarraca e Bashkisë, DJ i njohur Sardi ka performuar muzikën më të bukur të momentit në mënyrë që të sjellë pak argëtim në shtëpinë e gjithsecilit prej qytetarëve për të kaluar sadopak situatën e krijuar nga COVID-19. “U trashe në shtëpi? Ta besoj, por duhet!Ama, ja një mundësi për të kaluar kohën duke dëgjuar DJ Sardi nga tarraca e gjelbër e Bashkia Tiranë.

P.S Ky livestream organizohet në mënyrë që të sjellë pak argëtim në shtëpinë e gjithsecilit prej jush , për të kaluar sadopak situatën e krijuar nga COVID-19. TIRANA100”, shkruan Veliaj.