Ekipi mjekësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” që sot janë në vijën e parë duke u përballur me luftën kundër COVID-19, përcollën një mesazh shprese në këtë ditë të Pashkës Ortodokse.
“Do fitojmë“, ishte mesazhi i shpresës që ata përcjellin te çdo qytetar.Mesazhi i ekipit shëndetësor u përcoll nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. “Do fitojmë“. Mesazhi i ekipit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”, që përballen me rastet e vështira me COVID-19 në këtë ditë shprese”, tha ministrja Manastirliu , teksa publikoi foton e ekipit.