Namik Dokle ka postuar një shënim prekës për nipin dhe mbesën e tij të cilët janë në Itali dhe nuk mund të takohen as me prindërit e tyre, pasi ata punojnë mjekë në Itali dhe janë në vijnë e parë të luftës me pandeminë e koronavirusit.Ish kreu i Kuvendit, dhe ish deputeti i PS-së u përcjell nipërve mesazhe pozitive dhe se shumë shpejt do të mblidhen, do shkojnë tek Pazari i Ri si gjithmonë dhe do të bëjnë pushimet në Sarandë.
Më poshtë keni postimin e plotë të tij: MIREMENGJES, SARA DHE RUBEN!Ndoshta akoma nuk jeni zgjuar, por gjyshi nuk duron me gjate per t’u pershendetur.E di qe jeni merzitur; u be me shume se nje muaj qe nuk dilni, nuk shkoni ne shkolle,nuk takoheni me shoket dhe shoqet, dhe, kryesorja, nuk takoni dot mamin dhe babin,sepse ata vazhdojne punen ne spital, perpiqen te shpetojne te semuret. Epo, mire, tepakten flisni ne skajp, apo jo?Por mos u merzitni! Mami Manjola dhe babi Arviti, bashke me mijera mjeke te tjere,ne Itali dhe ne bote, do ta mundin coronavirusin dhe semundjen e mallkuar. Dhe ju…do te vini perseri me pushime ne Shqiperi, do shetisim bashke e do hame pica tePazari i ri, bashke me nana Qefseren dhe daja Belin, do shkojme ne Shkoder te hame tave krapime nana Hyrin, do shkojme perseri ne bjeshket e Gores te shihni fshatin e gjyshit,pastaj do zbresim poshte, ne Prizren e do pime uje te cezma e Shadrivanit. Thonese kush pi ate uje fatsjelles nuk e ze asnje semundje. Pastaj do te shkojme perserine Sarande, do zhytemi ne ujerat e Jonit, ndersa ne mbremje, do shikojme perendimine diellit. Ja, edhe pak, edhe pak dhe do ta fitojme kete lufte! Dhe Ju do te jeni krenareper mamin dhe babin qe u perkushtuan aq shume per jeten e njerezve!Ju puc shume, shuuuume! Bota.al