Pas përfundimit të pandemisë duket se marrëdhëniet e Kinës me pjesën tjetër të botës, sidomos me vendet e zhvilluara perëndimore, nuk do jenë njësoj.

Që tani, një grup me deputetë të rëndësishëm britanikë, i ka bërë thirrje qeverisë që të rishikojë marrëdhëniet me Pekinin. Ata thonë se qeveria duhet të padisë Kinën për dëmet që ka shkaktuar ndaj vendit.

LEXO EDHE:
COVID-19/ Nga Europa në SHBA, 64.732 të vdekur dhe 1.202.546 të prekur në gjithë Botën
Në një studim të madh për krizën, thuhet se Britania duhet të padisë Kinën në gjykatat ndërkombëtare dhe të kërkojë prej saj një dëm prej 531 miliardë paund.

Në total, një hetim ka zbuluar se impakti ekonomik i krizës i kalon 3.2 trilion paund.

Vendi më i goditur duket se është SHBA. Edhe atje nuk mungojnë zëra që kërkojnë llogari nga Kina, prej nga buroi edhe virusi.

Ligjvënësit thonë se Kina e ka fshehur përmasën e krizës dhe rrezikun që i kanosej botës.