Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se programi i rëndërtimit do të vijojë sipas planifikimit të bërë për të kthyer çdo familje në shtëpinë e re.

“Pavarësisht hallit të madh që na ka rënë me luftën kundër COVID-19, ne do t’u qëndrojmë një për një angazhimeve të rindërtimit dhe do të kthejmë çdo familje në një shtëpi të re”, bëri të ditur Kryeminsitri.

Përmes një videokonference, ministrja e Kulturës, Elva Margarti, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kreu i Bashkisë së Vorës, Hekuran Brahimaj i prezantuan Kryeministrit Rama ecurinë e planit për zhvillimin e ardhshëm të Vorës dhe rindërtimin e objekteve arsimore pas tërmetit të 26 nëntorit.