Ish-kryeministri Sali Berisha prej disa javësh ka kritikuar qeverinë për masat e marra ndaj pandemisë së Covid-19, shpesh duke bërë edhe akuza të rënda për fshehje të shifrave të të infektuarve dhe viktimave. Teksa ka kritikuar për disa minuta qeverinë në emisionin “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur nëse mund të gjejë “ndonjë gjë të mirë”. Ja si u përgjigj Berisha:
“Më fal një minutë, nëse një qëndrim bazohet mbi mashtrimin unë nuk mund ta pranoj. Do të gjeja shumë gjëra të mira po qe se do të bazoheshin mbi të vërtetën, është makabritet të thuash që kemi vendos mbi 4% të GDP-së. Do ta quaja vërtet, por nuk mund të bëj qeverinë përgjegjës pse u infektuan kaq, por qeveria po fsheh infeksionin dhe viktimat mor zotëri.”