Gjatë konferencës së përditshme për koronavirusin, presidenti amerikan Donald Trump është pyetur nga gazetarët nëse ka informacione në lidhje me shëndetin e liderit koreano-verior Kim Jong Un, shkruan Fox News.com. ”Po, e kam një ide por nuk mund të flas tani”, tha Trump. ”Shpresoj që të jetë mirë, unë e di se si është ai”, shtoi presidenti.
Trump deklaroi gjithashtu se kishte një marrëdhënie të mirë me liderin komunist dhe se SHBA do ishte në luftë me Korenë e Veriut nëse ai nuk do ishte president. Shëndeti i Kim Jong Un mbeti mister pasi ai nuk pati një dalje në publik që nga data 12 prill dhe ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Megjithatë mediat nga Koreja e Jugut shuan spekulimet duke deklaruar se lideri është gjallë dhe se po merr trajtimin e nevojshëm në një nga rezidencat qeveritare në veri të Penianit.