Prej kohësh Barcelona kishte nisur një fushatë të fuqishme mediatike duke vendosur Lautaro Martinez në qendër të merkatos. Nuk ishte thjeshtë një sondazh por një ide konkrete por gjërat kanë ndryshuar shumë këtë periudhë që nga momenti kur bota u godit nga Covid-19. Martinez tashmë përfaqëson një objektiv shumë të vështirë në aspektin ekonomik, 111 milion euro, aq sa është klauzola e tij e largimit, është një shumë të cilën Barcelona nuk mundet ta paguaj.
Inter gjatë gjithë kësaj periudhe nuk reagoj kurrë publikisht, këtë heshtje e theu Javier Zanetti i cili konfirmoj vullnetin e klubit për të vijuar bashkëpunimin me sulmuesin argjentinas: “Është një djalë shumë inteligjent, po e shfrytëzon në maksimum mundësinë që iu dha për të luajtur në Serie A. Ta shoh duke mbrojtur ngjyrat ziklatër është një moment krenarie pasi besoj se do të qëndroj me ne për një periudhë të gjatë”.
Pas këtij mesazhi të Zanetit, Barcelona ka kaluar në planin B, bëhet fjalë për Timo Werner. Sulmuesi i Laipzig mund të marrë vendim e Martinez, gjermani gjithashtu është një opsion i Interit nëse Martinez transferohet në “Camp Nou”.