Dy shkollat e mëdha në Kolonjë të Lushnjes dhe ajo e Fier Seman në Divjakë do të jenë gati shumë shpejt.
Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, puna nuk është ndalur në këto dy shkolla.
Zv/kryeministri Erion Braçe ka deklaruar sot se puna vijon në këto dy shkolla, të cilat pritet të jenë gati shumë shpejt.
“Në punë. Edhe pak. Dy shkollat e mëdha në Kolonjë/Lushnje e Fier Seman/Divjakë gati shumë shpejt!”, shprehet Braçe.
“Do i bëjmë të gjitha sipas projektit deri në fund!”, ka theksuar zv.kryeministri.