E dinim që Denver ka pasur një pikë të dobët për pengjet, por mendonim se i pëlqenin aktoret bjonde kaçurrelëse! E themi këtë pasi aktori i famshëm i serialit spanjoll, “La Casa De Papel”, Jaime Lorente është i lidhur prej kohësh me kolegen e tij në të njëjtin serial, Maria Pedraza – e njohur si Alison Parker në serialin e famshëm të Netflix! Ky nuk është informacion i ri për fansat e mëdhenj të serialit, që kanë ndjekur hap pas hapi zhvillimet e tyre.
“La Casa De Papel”, ose “Money Heist” është një serial televiziv spanjoll që u publikua për herë të parë në vitin 2017 dhe u ble më vonë nga Netflix. Që atëherë është bërë një serial i preferuar në të gjithë botën dhe mësohet se ai është ndjekur në 65 milionë llogari të anëtarëve të Netflix në katër javët e fundit.
Jaime, 28, dhe Maria, 24 vjeç, janë lidhur që nga viti 2018 dhe luajnë bashkë edhe në një serial tjetër hit të Netflix, “Elite”, i cili flet për jetën e studentëve në një shkollë të mesme elitare. Së fundi janë publikuar disa foto të reja të çiftit, të cilat janë realizuar në fillim të këtij muaji. Jaime dhe Maria janë parë në ballkonin e banesës së tyre ndërsa brohorisnin për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Madrid, Spanjë. Gjithashtu më poshtë mund të shihni një nga paraqitjet e rralla të çiftit në tapetin e kuq në vitin 2018.