Kryeministri Edi Rama ngre alarmin për Shkodrën e cila renditet e dyta pas Tiranës sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19.
Në një lidhje live Rama i ka bërë apel të gjithë Shkodrës që të respektojnë masat ndërsa thekson më tej se shpërfillja e masave e ka kthyer Shkodrën në një bombë të kurdisur me sahat.
“Më tutje dua tu bëj nja apel të gjithë Shkodrës. Ju lutem shumë bëni kujdes maksimal dhe respektoni rregullat në mënyrë që posaçme sepse shpërfillja e masave e ka kthyer Shkodrën në një bombë të kurdisur me sahat.
Ne do të bëjmë gjithçka të mbështesim Shkodrën dhe familjet. Për fat të keq ende se kemi pasur mbështetjen e plotë të strukturave të pushtetit vendor.
Në fund të ditës është repsektimi i masave nga banorët. Do bëjmë gjithçka të shkëpusim zinxhirin e infeksionit.
Rëndësi të thuhet ka fakti se kemi të bëjmë me një rezultat për të cilin të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të inkurajuar”, tha Rama më tej.