Liverpuli nuk ka ndërmend që të lërë t’i ikë nga dora një sulmues si Timo Verneri i Lajpcigut. Drejtuesët e “Reds”-ave, të bindur nga menaxheri Jurgen Klop, kanë vendosur që të paguajnë klauzolën e pranishme në kontratën prej 60 milionë eurosh të sulmuesit.
24-vjeçari i përfaqësueses së Gjermanisë, ka vendosur të pranojë transferimin në Angli për shkak edhe të prezencës së trajnerit Klop në stolin e kampionëve në fuqi të Europës. Lajmin për këtë vendim të kryesuesve të Premier League, e konfirmon “Sky Sports”.