Vajza që pranoi e para publikisht se ishte infektuar me COVID-19 e ka fituar betejën e saj me sëmundjen.
Ajo thotë se ka rezultuar negative në testet që i janë kryer, ndërsa momentalisht po pret të kalojë 14 ditëshi që duhet sërish të qëndrojë e karantinuar në shtëpi.
Më 28 mars u shërua nga COVID-19, edhe nëna e saj, e cila ndryshe nga vajza, u desh që të shtrohej në spitalin Infektiv.
Në video-mesazhin publik më 21 mars ajo thoshte se do duhet të qëndrojë në shtëpi, pasi nuk ishte në gjendje të rëndë me simptoma klinike të COVID-19, përveç kollës së thatë, ndërsa shprehej se ishte nën merakun e vazhdueshëm për familjen e saj në spital.
Vazja shprehej se nuk e dinte nga janë infektuar me koronavirus, pasi nuk kanë pasur historik udhëtimi me Italinë dhe as kontakte me persona të ndryshëm, ndaj thirrja e saj shkonte për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë të sigurt në shtëpi.