Populli shqiptar do të mbetet i pambrojtur nëse koronavirusi nuk prek të paktën 60 për qind të njerëzve, në të kundërt ata do të jenë të pambrojtur.
Pohimi erdhi sonte nga dr. Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë, në një lidhje të drejtpërdrejtë me A2, ku shpjegoi se çfarë do të thotë imuniteti i tufës që arrihet vetëm nga prekja masive.
“Është mirë që çdo popullatë të kapet nga viruset për të krijuar atë që quhet “mbrojtjen e tufës” në imunologji. Virusi është si vaksinë natyrale, që në rast se nuk kap 60% të popullsisë, kjo popullatë është e pambrojtur”, tha Beruka dhe shtoi:
“Hyrja e virusit nuk do vizë, nuk varet nga unë dhe nga askush. Këtë kam patur parasysh kur e kam thënë si mjeke. Mbrojtja që krijon, bën që kur të rikthehet virusi në vjeshtë, forca e tij do të jetë më e ulët pikërisht nga imuniteti që ka krijuar 60% e popullatës”, deklaroi Beruka.