Kryetari i Bashkisë së Shijakut jep një njoftim për të gjithë qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike dhe që kanë nevojë për shërbimim e domosdoshëm spitalor, gjithashtu dhe për gjithë ata që bëjnë dializë, transporti do të jetë i siguruar nga Bashkia, falas.

Ai shprehet se kjo është një periudhë izolimi social, për këtë Bashkia ka menduar në detaje për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, veçanërisht të sëmurëve, pjesës më delikate të shoqërisë gjatë pandemisë.
Për të marrë këtë shërbim duhet të rregjistroheni pranë Bashkisë Shijak.
Mund të më kontaktoni dhe drejtpërdrejtë mua.” përfundon deklaratën e tij Elton Arbana.