Kryetari i bashkisë së Shijakut i bën thirrje qytetarëve nga shtëpia, vendi më i sigurtë për të gjithë ne, siç shprehet dhe vetë ai përmes një postimi në facebook.Elton Arbana thekson se deri tani Shijaku nuk është pjesë e qyteteve që ka vatra të përhapjes së këtij virusi, por kjo nuk do të thotë që ne të mos tregohemi të kujdesshëm.”Duhet të vazhdojmë të tregohemi të përgjegjshëm ndaj zbatimit të gjithë rregullave.Distancimi social është shumë i rëndësishëm. Është arma më e fortë për të luf tuar koronavirusin.

Duhet të jemi mirëkuptues dhe të duruar.
E gjithë fuqia njerëzore përbëhet nga durimi dhe koha. Kjo është prova e një rezistence kolektive dhe ne nuk jemi as të parët, as të fundit që po përjetojmë një situatë të tillë izolimi.Nëse humbim durimin, kemi humbur betejën. E ardhmja është aty, plot shpresë për Shijakun tonë që shumë shpejt do të rindërtohet.

Për momentin po bëjmë maksimumin duke u kujdesur për pensionistët e vetmuar, për njerëzit në nevojë ekonomike, për invalidët, që të mos i mungojë asgjë.Po motivojmë fëmijët për tu marrë me gjërat që pëlqejnë, për të shprehur pasionet e tyre.Le të kujdesemi për veten, për familjen tonë e mbi të gjitha sytë dhe zemrën ta kemi te të moshuarit.Së bashku do ia dalim! Faleminderit!”- përfundon deklaratën e tij kryebashkiaku i Shijakut.