Në gjithë morinë e lajmeve të këqija që vijnë nga koronavirus, ardhja në jetë e një fëmije është shpresë për jetën, vijueshmërinë e saj. E kurdoherë, lajmi se në jetë do të vijë një fëmijë është një lajm që të mbush shpirtin!
Një lajm të tillë të mirë e ka dhënë edhe kryetari I Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai I cili thotë se së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë.
Familja e tij do të bekohet sërish me një vajzë. “Megjithë pritshmëritë tona që Ajri do të bëhet me vëlla, jo! Do të bëhet me një motër. Përsa I përket emrit, jemi duke e menduar” shprehet kreu i Bashkisë së Kolonjës, në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”.