Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka thyer karantinën duke dalë tek Parku i Liqenit Artificial të Tiranës. Dita e sotme i është kushtuar vetëm të moshuarve, por Erla nuk i ka shpëtuar dot tundimit të motit të mirë.
Në profilin e saj në Instagram ajo ka publikuar disa foto e veshur me xhaketë xhins në mjedisin e gjelbër të Liqenit Artificial. Kujtojmë se i gjithë vendi është në izolim që nga dita e djeshmë deri të hënën në orën 05:00.