Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njoftoi shpalljen e konkursit për zgjedhjen e 10 shkrimtarëve të rinj, për evidentimin e vlerave të territorit përmes tregimeve të shkurtra.
Margaritit theksoi se “shkrimtarët do të shohin në territorin e tyre tiparet, trashëgiminë kulturore dhe traditat. Rezultatet e një thellimi të tillë do të jenë në bazë të krijimit të 10 tregimeve të shkurtra, në të cilët shkrimtarët do të nxjerrin në pah tiparet lokale të qyteteve ose fshatrave të caktuara, që ata kanë zbuluar”.
“Konkursi do të përmbyllet me një libër unik të botuar që do të përmbajë 30 tregime (nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi) dhe do të botohet për t’u shpërndarë në të gjithë zonën e Programit. Konkursi, i cili zgjat deri më 10 maj 2020, do të përfshijë për pjesëmarrës, shkrimtarë të rinj nga Shqipëria dhe në veçanti do të ofrojë një mundësi për të përsosur aftësitë e tyre duke marrë pjesë në një projekt krijues”,- thekson Margariti.
“Ajo sqaron se për aplikimin, referojuni dokumentave bashkangjitur të thirrjes dhe formularin e aplikimit në këtë link: https ://kultura .gov .al /hapen- thirrjet- per- projektin-hamle t/ “-, përfundon ministrja Margariti.