Cesc Fabregas i ka emëruar Arsene Wengerin dhe Jose Mourinhon si dy trajnerët më të mirë me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij.
Mesfushori i Monacos gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Arsenalin, Barcelonën e Chelsean, me të cilat skuadra ka fituar mjaft shumë tituj, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa, në karrierën e tij me ekipin kombëtar të Spanjës, Fabregas ka ngritur lartë edhe trofetë e Kupës e Botës (2010) dhe Evropianit (2008 dhe 2012).
Ky sukses në karrierën e tij i ka ardhur gjatë kohës sa ka punuar me disa trajnerë shumë të suksesshëm. Spanjolli e pranon që ka qenë shumë me fat në këtë aspekt, përderisa i ka emëruar dy të preferuarit e tij.
“Unë i kisha trajnerët më të mirë në botë, kështu që nuk mund të ankohem”, tha Fabregas.
Kur u shty të zgjedhë dikë si më të mirën, Fabregas shtoi: “Wenger dhe Mourinho.
Fabregas e la jashtë ish-trajnerin e Barcelonës tani në Manchester Cityt, Pep Guardiolën, si dhe Vicente del Bosquen, me të cilën triumfoi në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian me Spanjën.