Lulzim Basha ka disa dite qe ben politike me situaten e jashtezakonshme te krijuar nga koronavirusi.Ai ka dale dhe ka sulmuar ministren e mbrojtjes, Olta Xhaçka per nje procedure tenderimi per furnizimi me ushqime te rezervave te shtetit ne kete moment emergjence, duke thene se kjo eshte ne shkelje te ligjit.
Por si eshte e verteta? Ne fakt Lulzim Basha genjen, pasi nuk ka asnje shkelje ligjore, sepse nje procesure te tille e lejon ligji ne kohe emergjencash. Jo vetem kaq, por per ironi te fatit, Lulzim Basha e ka bere vete kete procedure ne vitin 2010 kur ishte Minister, e kur shpallej gjendje emergjence pas permbytjeve ne Shkoder. Kete e fakton dokumenti i meposhtem ekskluziv i siguruar nga Lexo.al. Ne fakt, ne kete rast Lulzim Basha nuk ka shkelur ligjin (ne 2010 Shtabi i Emergjencave ishte nen varesine e Ministrise se Brendshme ku Basha ishte minister) siç nuk e ka shkelur as Xhaçka sot, te cilen ai e akuzon.
Pse e ben Lulzim Basha kete? Arsyeja eshte ashiqare politike. E çuditshme eshte qe kjo politike behet ne kohe lufte, por gjithçka mund te ndodhe, jetojme ne Shqiperi.