Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka gati planin për dhënien e provimeve online. Përmes një njoftimi, ky fakultet shprehet se është i angazhuar për përfundimin e vitit akademik 2019-2020 dhe se studentët që duan mund t’i japin provimet online në sezonin Qershor-Korrik.
Një njoftim shtohet se ata që nuk janë të gatshëm, do të kenë një sezon në shtator, para sezonit normal të vjeshtës.
“Te dashur Studente te FGjH! Jemi te angazhuar qe Ju te perfundoni me Sukses Vitin akademik v! Ne kemi Gati Planin B te dhenies se provimeve online! Studentet qe duan te japin Provimet online do te mund t’i japin ato ne Sezonin e Verës pra Qershor-Korrik dhe Minivjeshte korrik! Ata qe nuk jane te gatshem do te kene ne Shtator nje Sezon apostafat para Sezonit Normal te Vjeshtes !!!! Kjo eshte menyra me e mire per t’i sherbyer Studenteve qe duan te Perfundojne Detyrimet akademike ne qershor korrik! Ju zgjidhni! Po sikur te vendose Qeveria Shqiptare per Kthim ne Auditore që Nesër, ne jemi te gatshem! Ju lutemi mos besoni informacione te shtremberuara por vetem ato qe vijne apo publikohen nga Burime zyrtare te FGjH-se UT! FGJH”, thuhet në njoftim.