Pas riatdhesimit të disa qytetarëve europianë, të cilët ishin bllokuar në Shqipëqri pas shpërthimit të koronavirusit, ka reaguar Ambasada e SHBA-se, në Tiranë.

Në një postim në facebook, Ambasada falenderon të gjithë ata që kontribuuan në ndihmë të qytetarëve të SHBA-ve që të niseshin drejt vendeve të tyre.

“Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë të udhëtojnë nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë. Faleminderit Air Albania, Edi Rama dhe të gjithë ata, solidariteti bujar i të cilëve i ndihmoi ata të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara!”, shkruan ambasada.