Ish deputeti socialist, aktualisht kryetar i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu nuk mungon të bëjë ironi me kreun e PD Lulzim Basha.
Teksa i kujton se tashmë situata e koronavirusit është nën kontroll dhe numri i të shëruarve e ka kaluar ndjeshëm atë të të sëmurëve, Ndreu habitet me faktin se Basha u zgjua nga gjumi.
“Ka nje jave qe numri i te sheruarve ka kalu dukshem ato te semure dhe rastet jane ne nivele te pranueshme, po mendohet per lehtesim masash, kur Lulit papritur i del gjumi e fillon kengen e strategjise kunder Covid-19 !
Fli gjume Lulush se kemi nje muaj e ca qe merremi me kete mesele ndersa ti gerrhisje!”, shkruan në rrjetin social Ndreu.