Policia ka vendosur të përforcojë kontrollet për personat që thyejnë karantinën.

Mësohet se tashmë do të nisin edhe kontrolle nga ajri me drone.

Dronet do të jenë me rezolucion të lartë, ndërsa do të përcjellin edhe mesazhe audio për këmbësorët.

Këto masa të reja janë kërkuar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi Durrësi, Tirana, Shkodra dhe Vlora kanë qenë problematike.

Kujtojmë se gjatë fundjavë në Vlorë, dhjetë persona u kapën duke luajtur futboll, mes tyre edhe Shefi i Qarkullimit, i cili u pezullua nga detyra.

Njëkohësisht janë marrë masa për dezinfektimin e efektivëve, ku deri më tani 8 prej tyre janë prekur nga COVID-19, por fatmirësisht nuk kanë komplikacione.

Numri i të infektuarve në rang kombëtar ka shkuar në 446, në mesin e të cilëve 23 viktima dhe 217 të shëruar.

Qyteti më i prekur është Tirana me 215 raste dhe ndjekin Shkodra me 57 e Durrësi me 41.

/GazetaReforma.com