Shumë shpejt, moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, do të bëhen prindër për herë të parë.
Ajo është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël dhe ka treguar se do të sjellë në jetë një vajzë.Duket se moderatorja po e shijon në maksimum shtatzëninë e saj, pavarësisht se po qëndron gjatë gjithë kohës e izoluar në shtëpi.
Ditën e sotme, Jonida ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një pozë ku i duket barku i rrumbullakosur, teksa shijon rrezet e diellit.Moderatorja duket e relaksuar, duke lënë të kuptohet se karantina e saj po shkon më së miri.
Më herët, Jonida është shprehur tepër e lumtur që do të bëhet nënë dhe teksa festoi 34-vjetorin disa ditë më parë, tregoi se foshnja që po pret është dhurata më e bukur në jetën e saj.