Është “faji” i Juventus nëse koronavirusi mbërriti në Francë në zonën e Lyon. Është ajo që pretendon një përgjegjës i sindikatës së mjekëve francezë, sipas të cilit sfida e Champions League mes skuadrave të Sarri e Garcia është ndeshja zero e epidemisë për shkak të tifozëve të shumtë italianë që udhëtuan për të ndjekur skuadrën e tyre.
Agjencia Rajonale e Shëndetit në Lion, e cila saktëson se studimi i infektimit në 14 ditët pasuese të 26 shkurtit nuk ka nxjerrë në dritë lidhje të drejtpërdrejta me ndeshjen e Champions, duke mohuar pjesërisht teorinë e mjekut.Për Marcel Garrigou-Grandchamp, mjeku në pension i Lion, drejtues i zyrës ligjore të sindikatës, “futbolli ka qenë një përshpejtues i epidemisë”, e në veçanti ndeshja Lion-Juventus më 26 shkurt.
“Ajo ndeshje – thekson Garrigou-Grandchamp në një artikull të publikuar nga faqja e Federatës së Mjekëve e rimarrë nga L’Equipe – ka sjellë në Lion tifozë nga e gjithë Italia e jo vetëm nga Piemonte që sipas autoriteteve franceze nuk përfaqësonte një territor me rre zik”.Një teori që bazohet edhe në deklaratat e profesor Walter Ricciardi, përfaqësues i Italisë në OBSH, që ka nënvizuar se Atalanta-Valencia pati një rol të rëndësishëm në përhapjen e virusit në Lombardi.