Ministri i Shëndetësisë në Francë, Jerome Salomone doli në një deklaratë për shtyp ku njoftoi se numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit u ul në 441, krahasuar me 588 që ishin një ditë më parë.

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 në Francë 7560 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit të ri me origjinë nga Kina.Në spitale po trajtohen 28 143 persona të prekur, nga të cilët 6838 ndodhen në terapi intensive.