Chamois është një komunë e vogël italiane në Luginën e Aosta. Në këtë komunë ku mund të shkohet vetëm në këmbë ose me teleferik nuk ka asnjë të infektuar.Chamois ndodhet në 2.000 metra mbi nivelin e detit dhe është i rrethuar nga pyje jeshile dhe asnjë veturë nuk është në qarkullim.
“Ne kemi rreth gjashtëdhjetë banorë – tha kryebashkiaku Remo Ducly – plus pesëdhjetë pushues të tjerë, veçanërisht nga Lombardia, të cilët kanë qëndruar këtu që nga fillimi i marsit”.Komuna tashmë ka regjistruar banorët, të njohur një nga një personalisht nga operatorët e teleferikëve. Prandaj, askush nuk mund të shkojë lart ose poshtë pa u identifikuar.Fshati numëron pak banorë, por më së shumti numri shtohet kur ka turistë.Kush ka mbetur i izoluar në këtë fshat e konsideron veten me fat, pasi nuk ka asnjë të infektuar. Shumë persona nga Lombardia që shkuan në këtë fshat për Karnavale, preferuan të qëndrojnë aty kur dëgjuan për pandeminë.