Futbolli italian kërkon të rikthehet në fushë për të mbyllur sezonin, ndërsa Liga dhe Federata në vend po punon për të gjetur planin më të mirë për ta bërë këtë. Në pritje të zyrtarizimeve sa I përket dative, klubet e Serie A kanë nisur përgatitjet e tyre.
Kështu, pas Inter dhe Juventus, është Milan që ka urdhëruar të gjithë futbollistët “e huaj” që ndodhen pranë familjeve të tyre të kthehen në Milano brenda ditës së enjte. Sipas protokollit, ata duhet të qëndrojnë dy javë në karantinë. Në fund të izolimit, Milan dhe klubet e tjera shpresojnë të kthehen në stërvitje.