Legjenda e futbollit anglez, Norman Hunter, ka humbur jetën në moshën 76-vjeçare nga koronavirusi.Lajmi i trishtë u bë publik nga mediat angleze, të cilat raportojnë se ish-lojtari i kombëtares angleze të futbollit nuk mundi që ta fitonte luftën me sëmundjen e rrezikshme.Hunter rezultoi pozitiv me Covid-19 1 javë më parë, ndërsa sot u raportua se ka humbur jetën.

Ish-mbrojtësi ka bërë një karrierë 20-vjeçare në futbollin e luajtur, ku kohën më të madhe e ka kaluar me skuadrën e Leeds United.Megjithatë Hunter do të kujtohet nga të gjithë si pjesë e kombëtares se famshme angleze të Botërorit të vitit 1966, ku “Tre Luanët” u shpallën Kampionë Bote./Fjala