Skandal në Angli. Lojtari i Manchester City, Kyle Walker theu rregullat e izolimit në betejën kundër koronavirusit, duke organizuar një festë private me dy eskorta.Lajmi është publikuar nga tabloidët britanikë, të cilët saktësonin se tashmë futbollisti rrezikon një gjobë të majme.

Walker shkeli rregulloren për shëndetin, të përcaktuar nga klubi. Vetëm pak ditë më parë, ai i kishte kërkuar tifozëve të Manchester City të qëndronin në shtëpi, si mënyrë për të ndihmuar mjekët.Apeli u zhvlerësua nga ngjarja, duke shkaktuar indinjim, ndërsa mbrojtësi kërkoi falje për sjelljen.