Lulzim Basha nuk ndalet së bëri politikë as në ditë luftë, ndërkohë që në të gjithë botën partitë janë shkrirë në mbrojtje të jetës. Por, Luli vazhdon betejën e tij politike me shpresën se mos fiton ndonjë pik politik. Sonte në studion e ‘Opinion’, përveç shume thagmave, bëri edhe një deklaratë shumë të rëndë, e cila jo vetëm është e pavërtetë, por mund të kishte kosto të rënda nëse do të ndodhte.

Basha deklaroi sonte se ata shqiptarë që vijnë nga vendet e tjera në Shqipëri, duhet të testohen dhe nëse dalin negativë të shkojnë të familja e tyre në cilindo qytet apo fshat që e ka. Kjo deklaratë e cila është më sa paku për shkak të injorancës së Bashës, është të vësh bomba me sahat në të gjitha qytetet tona. E për tja shpjeguar Bashës, por më së shumti qytetarëve që e ndjekin, po ju sjellim rastin e kancelares Angela Merkel (meqë Basha e mban si në foto pas shpine kur del në media).

Angela Merkel, e cila bëri testin dhe doli negativ (pasi me herët doktori i saj kishte dalë pozitiv), qëndroi për 14 ditë e karantinuar, pasi aq është periudha e inkubacionit edhe nëse del negativ. Thënë këtë, një emigrant mund të jetë infektuar një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri dhe nuk do rezultonte pozitiv deri në 14 ditët në vazhdim. Pra, testi i bërë të nesërmen do ishte nul dhe ai emigrant mund të marrë në qafë familjen, lagjen, qytetin, vendin.

Kaq e thjeshtë është ajo që duhet të dijë Lulzim Basha, që e thonë të gjithë mjekët dhe epidemiologët, përpara se të dalë dhe të dezinformojë e të manipulojë njerëzit për kapital politik, në një moment lufte. (F.Muça/Lexo.al)