Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, njofton masa të reja për të luftuar koronavirusin. Kancelarja Merkel urdhëron të gjithë qytetarët të mbajnë një distancë prej 1.5 metra largësi, duke paralajmëruar se kush nuk e zbaton këtë masë, do të gjobitet nga 250 euro deri në 20 mijë euro.
Gjithashtu, pasi ka faldëneruar 17 Landet për një politikë unike, si dhe qytetarët për zbatimin e rregullave, Merkel e ka quajtur një “sukses të brishtë” atë që është arritur deri tani në Gjermani, e cila vijon të shënojë numër të vogël viktimash, duke shtuar se “nuk duhet të harrojmë se virusi është ende në ajër dhe ende s’ka vaksinë”.
Mes të tjerash, Kancelarja Merkel njofton edhe lehtësimin e jetës në Gjermani, ku do të nisë pak nga pak hapja e bizneseve, si dhe shkollave pas 4 majit.
Ja 5 masat e reja:
1. 1,5 m largësi mes njerzve. Nese nuk do zbatohet do zbatohen gjobat (250€-20.000€)
2. Do zhvillohet nje App per telefona qe do instalohet me deshire dhe do funksionoje per paralajmerim se kush mund te jetë i semure.
3. Pas 4 majit hapje e shkallezuar e shkollave. Nje here ata që janë para provimeve, diplomimeve dhe te shkollave do kene përparesi.
4. Dyqane deri do hapen nga java tjeter nën mbajtjen rigoroze te rregullave.
5. Parukeritë do të hapen pas javës tjeter, pasi te perpilojne nje plan/ rregullor higjenik per trajtimin e klientëve.