Shteti i Missourit ngre padi për Kinën, për neglizhencë dhe gënjeshtra në lidhje me koronavirusin. Ministria e brendshme amerikane denoncon një operacion të gjerë propagande nga ana e Pekinit për të përhapur panik mes popullsisë amerikane. Xi Jinpingu arreston militantë të ndryshëm në Hong Kong, ndërkohë që disidenti Ai Weiwei paralajmëron se “në Kinë po forcohet sheti policor”. Tensioni mes dy fuqive të mëdha është rritur në maksimum. Tashmë i shtohet edhe elementi ushtarak. Në detin e Kinës jugore përballen forcat detare të dy superfuqive, pas episodeve që panë të kundërvihen forcat detare kineze me ato australiane dhe të Malajzisë.

Tensioni përfshin edhe aleatë. Qeveria austriale i është bashkuar korit të atyre që kërkojnë një hetim ndërkombëtar mbi përgjegjësitë e Pekinit në fillesat e pandemisë; kërkon edhe një hetim mbi rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në Brazil qeveria e Bolosnaros ka shkëmbyer gjithashtu replika të ashpra me Pekinin.

Nisma më e fortë është ajo e Missourit. Një shtet i qeverisur nga republikanët. Kërkon ë padisë shtetin kinez dhe partinë komuniste të tij për të kërkuar dëmshpërblim, për 230 të vdekurit në këtë shtet. Kërkon gjithashtu dëmshpërblime për krizën ekonomike që po varfëron Missourin. Ministri i Drejtësisë së shtetit, Eric Schmitt e ka bërë padinë në gjykatën e missourit duke ngritur disa akuza për autoritetet kineze: “Kanë mashtruar publikun, kanë fshehur informacione të rëndësishme, kanë arrestuar dëshmitarë, kanë mohuar infektimin, kanë shkatërruar kërkime shkencore, kanë lejuar që miliona njerëz të infektoheshin, kanë paguar mediat, kanë shkaktuar një pandemi globale e cila mund të parandalohej”.

Nisma gjyqësore është shumë e fortë por ka shumë pak shanse për sukses, sepse një shtet i huaj është i mbrojtur prej imuniteti të sovranitetit. Kujtohet një precedent i rëndësishëm, familjarët e viktimave të 11 shtatorit u përpoqën të vënë para drejtësisë Arabinë Saudite për rolin e saj në mbështetje. Të Osama bin Ladenit, por u penguan vazhdimisht nga qeveria federale, qoftë gjatë administratës Bush qoftë gjatë atyre të mëpasshme.

Sa u përket kërkesave për një hetim ndërkombëttar ndaj Kinës që tani mbështeten edhe nga Australia, nëse paraqiten në OKB do të pengoheshin nga vetë Pekini që ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit dhe të drejtë vetoje. Ndikimi kinez ëshë rritur shumë në të gjitha organizatat ndërkombëtare, dhe ky është pikërisht një nga argumentet e atyre që denoncojnë sjelljen e OBSH, për servilizëm dhe bashkëfajësi me Pekinin. / bota.al