Me anë të një videoje, rajoni i Lombardisë ka falenderuar të gjithë vendet që iu gjetën pranë në periudhën e errët të përballimit të koronavirusit.
“Faleminderit vëllezër!” thuhet ndër të tjera në mesazhin e përcjellë.
Në videon e shpërndarë i dedikohet mirënjohje edhe Shqipërisë, e cila dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë.
Ju kujtojmë se shtetet që kontribuan (përveç Shqipërisë) ishin edhe Australia, Kina, Koreja e Jugut, Kuba, Izraeli, Novegjia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Amerika, Zvicra, Tunizia, dhe Ukraina.