Partia Demokratike vijon të theksojë tezën e saj që kryeministri Edi Rama të shpërndajë lek për çdo person.Së fundmi ish- deputetja e PD, Grida Duma ka thënë se çdo qytetar të paguhet nga 300 euro në muaj, për aq sa zgjat kriza e koronavirusit.

“Më shpejt mund të ishin marrë. Karantinimi dhe izolimi duhet të ndodhte 1 jave apo 10 ditë më parë. Bazikja që jep efekt. Të paguhen gjithë punonjësit pa dallim. Pra ekonomia jonë ka biznesin e vogël, të mesëm, të madh. Të paguhen të gjithë. Jemi vonë. Iku marsi, tani është prill. Nuk jemi në situatën që t’i lëmë në këtë ditë .PD thotë që mos paguhen vetëm një pjesë, jo paketa e 1, e 2, e 3. Tani dhe të gjithë punonjësit. Tani me minimumin e 300 eurove deh ata informalë sepse e kemi regjistrin.”– tha Grida Duma.