Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas video se publikuar nga kreu i PD në Fier, ku në këtë qytet shiheshin disa familje rome që ishin grumbulluar për të marrë ndihmat që po shpërndahen për Covid-19.

Në video shiheshin se personat e pranishëm aty nuk ruanin distancën e nevojshme duke u kthyer kështu në një rrezik për përhapjen e Covid-19.

Kryeministri në reagimin e tij thekson se nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar është e turpshme.

Sipas Ramës, romët po përdoren si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë.

“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore”, shkruan Rama.