Zyrtarët amerikanë, përfshirë Kirurgun e Përgjithshëm Jerome Adams dhe Zëvendës Presidentin Mike Pence i kanë bërë thirrje individëve që të mos blejnë dhe të veshin maska për tu mbrojtur nga koronavirusi i ri.Në një intervistë në Fox News, Adams tha se veshja me maska për fytyrën mund të rrisë rrezikun e një personi për kontraktimin e koronavirusit.
“Ju mund të rrisni rrezikun e marrjes së virusit duke veshur një maskë nëse nuk jeni ofrues i kujdesit shëndetësor,” tha Adams. “Njerëzit të cilët nuk dinë t’i veshin siç duhet, priren të prekin shumë fytyrat e tyre dhe në të vërtetë mund të rrisin përhapjen e koronavirusit,” shtoi ai.
Adams tha se maskat nuk ishin “efektive” për publikun e gjerë dhe vuri në dukje se kërkesa e shtuar në maska i vë në rrezik profesionistët mjekësorë.